Aktori i humorit rikthehet në “Portokalli”: S’më ndahet shpirti

Erand Sojli, aktori i njohur i humorit rikthehet ditwn e diel në spektaklin “Portokalli”. Aktori njihet për personazhet e sjella në jetë si “Xhixh Merimonga”,”Denoncuesi”, “Mantanxheri” apo si “Naqja”.

“Unë jetoj në Amerikë dhe vij për të punuar në ‘Portokalli’ sepse nuk më ndahet shpirti nga ky spektakël. E kam nisur këtu dhe e ndjej se duhet të jap kontributin në mënyrë që të ketë shkëlqimin e gjithanshëm.

Unë dua të ndiej dhe njëherë dashurinë e madhe të publikut në këtë spektakël, i cili është më i shikuari nga komuniteti shqiptar në Amerikë, ku unë jetoj dhe ushtroj profesionin tim si artist”, thotë Sojli në një intervistë për Top Channel.

E ndërsa është pyetur mbi jetën e tij në Amerikë, Erand Sojli tregon se i është përkushtuar interesit të shqiptarëve të Amerikës, duke rizgjuar interesin për teatrin dhe aktrimin.

“Jam shumë i emocionuar që kjo e diel do më gjejë si një e diel e shumë viteve përpara, me të njëjtat emocione dhe të njëjtin angazhim ndaj spektatorëve”, tha Sojli.