AKU Shkodër uli kontrollet, por shtoi gjobat në 2018-ën!

Viti që sapo lamë pas rezultoi të ishte më i dobët për autoritetin kombëtar të ushqimit në Shkoder, sesa 2017-ta. Vetëm 646 inspektime ka arritur të realizojë në 12 muajt e vitit që lamë pas kjo strukturë, nga 2116 të tilla në 2017, apo e përkthyer ndryshe 1470 inspektime më pak.

Ky është rezultati i analizës së brendshme që ka zhvilluar drejtoria e përgjithshme e cila ka specifikuar punën e cdo dege rajonale, masat ndëshkimore dhe rezultatet konkrete në terren. Megjithatë për të përmirësuar bilancet treguese, ajo që bie në sy nga këto aksione të AKU është fakti se ndonëse kanë qënë 3 fish më pak dalje në terren, kur bie fjala për gjobat ato kanë qënë 4 herë më shumë se në 2017, praktikisht 22 të tilla në 2018 nga 6 të tilla në 2017. Vlera totale e tyre ishte 1 milion e 250 mijë nga 370 mijë të vendosura për vitin 2017.

Edhe sasia e produkteve të bllokuara ka qënë 7 fish më e lartë, 8898 kilogram nga 1527 kilogram në 2017. Por si duhet lexuar e gjithë kjo panoramë shifrash dhe puna që ka kryer ky institucion? Drejtues të AKU vlerësojnë gjobat e marra dhe bllokimet e kryera, por në raport me 2017 sa i përket numrit të inspektimeve janë shumë fish më të ulëta dhe këtu lindin nga pas shumë pikëpyetje. Ose 2 vite më parë daljet në terren kanë qënë sa për shoë, ose sa herë ka zgjedhje institucione bëjnë sikur punojnë dhe në fund nuk prishin punë për shkak të votave.

E nëse ecet me këtë kalkulim atëherë pa frikë mund të thuhet se edhe për vitin që kemi nisur do të kemi të njëjtat përformanca, pa shumë pritshmëri, por vetëm me statistika të fryra.

Problematikat megjithatë të tregtimit në Shkoder mbesin, si për nga cilësia e produkteve ushqimore, ashtu edhe për nga kushtet higjeno – sanitare që lënë për të dëshiruar. Sesa do të jetë e aftë AKU të ndërhyjë për të dhënë zgjidhje, mbetet për tu parë për 11 muajt që vijnë pa llogaritur Janarin që ka nisur, por pritshmëritë bazuar nga përvoja janë të pakta!

AKU Shkoder ne 2017,2116 inspektime në Shkoder ,6 gjoba me vlerë 370 mijë lekë , Bllokim produkti 1527 kg

AKU Shkoder ne 2018, 646 inspektime 2018, 22 gjoba me vlerë 1 milion e 250 mijë lekë, Bllokim produkti 8898 kg/SHKODRANEWS