Askush nuk do të donte të ishte brenda këtij avioni (video)

Kjo video e publikuar së fundmi në internet tregon momentin kur një avion komercial performon një ngjitje në ajër gati vertikale, duke arritur në këtë pozicion thuajse menjëherë pas shkëputjes nga toka.

Dhe avioni në fjalë është një A350-900XWB, i pajisur me motorë Rolls-Royce, ndërsa akrobacitë e tij u filmuan në Berlin gjatë muajit Prill.

E kjo lloj performance, sipas asaj që shkruan DailyMail, përdoret për spektakël në ajër apo për të testuar inovacione të kabinës dhe ka një kabinë normale të mbushur me sedilje pasagjerësh.

Video u publikua në YouTube dhe ka marrë rreth 200 komente nga fansa të aviacionit. Ky model avioni aktualisht përdoret nga kompani si Delta Air Lines, Finnair dhe Qatar Airways.