Askush nuk e priste! Roma sapo bëri mrekullinë ndaj Barcelonës

Ekipi i Romës ia doli të arrijë mrekullinë në “Olimpico”. Roma mori atë që i duhej, 3 gola ndaj Barcelonës dhe kalojnë zyrtarisht në turin tjetër, duke eliminuar Barcelonën.

Në fillim shënoi Dzeko, duke ndezur shpresat për “ujkonjat”. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0, ndërsa ekipi i Di Francescos vazhdoi të shpresonte edhe në të dytën.

Ishte De Rosi, që me fillimin e 45 minutave të dyta, shënoi me penallti.

Teksa romanëve i duhej edhe një gol, ai që mendoi për të siguruar gjysmëfinalen ishte Manolas, që me kokë, eliminoi Barcelonën, që u duk e pafuqishme në “Olimpico”.

Një përmbysje e madhe për verdhekuqtë.