Asnjë pikë! Shtetet ku jetojnë e punojnë mijëra shqiptarë që na zhgënjyen në Eurovizion

Përpos shumë kritikave dhe shumë dyshimeve, Eugent Bushpepa na bëri të gjithë krenar në Eurovision.

Genti arriti të futej në 11 këngët më të mira, dhe nëse nuk do të ekzistonin “politikat” edhe në këtë festival, me shume siguri që do të ishte në 5-shen më të mirë të Eurovizionit.

Ama pavarësisht rënditjes së mirë, Shqipëria u zhgënjye shumë nga Italia, Zvicra, Gjermania, Maqedonia.

Shqipëria nuk ka marrë asnjë pikë nga Italia, Zvicra apo Gjermania.

Ndërsa Maqedonia me gjysmën e popullsisë shqiptare e vlerësoi këngën e Gent Bushpepës me vetëm 6 pikë.

Shqipëria është vlerësuar me 12 pikë nga ana e Azerbaxhanit ndërsa Hungaria dhe Portugalia me nga 10 pikë.

Vlen për t’u theksuar se edhe Serbia e ka vlerësuar më me shumë pike Shqipërinë se vendet tona fqinje.