Atmosferë festash, shtëpia e kryeministrit është një përrallë, shikoni si e kanë zbukuruar

Bashkëshortja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është një ndër femrat më të ndjekura në rrjetin social Instagram, ku ndan herë pas here momente të ndryshme nga puna, përditshmëria, si dhe poza të ëmbla të familjes së saj.

Së fundmi, në shtëpinë e Anitës dhe Ramushit kanë ardhur festat dhe bashkëshortja e Kryeministrit ka publikuar në Instastory një foto nga atmosfera festive e shtëpisë së tyre.

Siç e shohim në foton e publikuar, në mes të dhomës është vendosur pema e madhe e zbukuruar me dekorime të ndryshme. Po ashtu, edhe shkallët janë mbushur me degë bredhi, duke e bërë ambjentin festiv të duket si një përrallë.