Bora e gjen bashkinë Shkodër në gjumë, ja si gënjeu publikisht

Bashkia Shkoder genjen ne komunikaten publike te shperndare per mediat mbi situaten nga reshjet e bores. Trashesia e saj ne qytet eshte 4 deri ne 5 fish me shume sesa jepet aty, pra ajo varion 10 deri ne 15 cm.

Nderkohe akset jane gdhire ne mengjes me bore dhe plot veshtiresi ne qarkullim. Vetem ne oren 7.00 kane nisur makinat te pastrojne ndersa kripa e pare eshte hedhur ne 9.30 duke e gjetur bashkine ne gjume. Edhe kjo debore si te shkuarat e gjeti njesine vendore ne gjume dhe te papergatitur.

Ja deklarata e bashkise:

Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës në Bashkinë e Shkodrës, kanë zgjuar bardh qytetin e njesite administrative. Administrata dhe ndërmarrjet e varësisë kane qenë në gadishmëri që në orët e para të mengjesit.

Brenda qytetit, trashësia e dëborës është 3-4 cm. Punonjësit e Ujësjellës- Kanalizime kanë nisur punën me 7 fadroma dhe mjete të tjera që kanë në dispozicion për hapjen e rrugëve dhe për shpërndarjen e kripës. Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Pyjore dhe Kullosore dhe të te sektorit të ndriçimit kanë nisur në mëngjes herët punën për hedhjen e kripës në rrugët dhe trotuaret e qytetit, pranë spitaleve dhe në hyrje të shkollave.

Vëmendja është përqendruar në rrugët kryesore të qytetit dhe pastrimin e trotuareve në afërsi të institucioneve të rëndësishme si spitali, shkollat etj.
Sipas raportimeve të deritanishme nga njësitë administrative të Bashkisë së Shkodrës, situata paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç, Rrugët janë ta kalueshme, nuk paraqiten probleme.

Njësia Administrative Ana e Malit, Dëbora ka një trashësi 4-5 centimetër, nuk ka probleme për qarkullimin. Njësia Administrative Postribë

Firma kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugëve po punon me dy fadroma. Një fadromë po punon për pastrimin e rrugës nga Ura e Bardhajve drejt fshatit Postribe, ndërsa një tjetër nga Pulti në drejtim të Mesit.

Njësia Administrative Guri i Zi

Rruga nacionale është e kalueshme pa probleme, në fshatrat Rragam dhe Sheldi lëvizja është më e vështirë. Në shkollat e këtyre fshtarave nuk zhvillohet mësim.

Njësia Administrative Velipojë. Rrugët janë të kalueshme, mësimi në shkolla vazhdon normalisht. Njësia Administrative Pult

Trashësia e dëborës është 20 cm, në qafën e Malit të Shoshit trashësia është 30 cm. Rruga është e kalueshme dhe një fadromë është në gatishmëri për çdo eventualitet. Njësia Administrative Shosh

Në fshatra trashësia e dëborës është 15- 20 cm dhe rreshjet vazhdojnë. Rruga momentalisht është e kalueshme me zinxhirë. Shkollat nuk janë hapur nga vështirësitë e krijuara nga dëbora.

Njësia Administrative Rrethina

Rreshjet e dëborës nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullim. Mësimi në shkolla vazhdon normalisht, qendrat shendetësore janë në punë.

Njësia Administrative Berdicë. Rrugët janë të gjitha të kalueshme pa probleme. Mësimi në shkolla vijon normalisht, qendrat shendetësore janë të hapura.