Burimet: Romeo Gurakuqi shkon me hartë tek Basha dhe i jep mend kë duhet të largojë nga PD

Partia Demokratike e Shkodrës është futur në procesin e zgjedhjeve dhe tashmë të gjithë kërkojnë të kapin gjithçka brenda partisë për të patur influencën e tyre. Qartazi të ndarë në grupime të ndryshme, kjo theksuar më shumë pas asaj që ndodhi në garën e procesit të zgjedhjeve për krerët e grupseksioneve ku në shumë prej grupseksioneve pati një luftë aspak fair mes kandidatëve por gjithçka luhej prapa krahëve.

Tashmë kjo luftë nuk ndodh vetëm në bazë por ka shkuar deri në nivelet më të larta. Ai që ka ‘lajthitur’ politikisht është deputeti i PD Romeo Gurakuqi. Ky i fundit sipas burimeve ka shkuar deri tek kreu i PD Lulzim Basha duke i paraqitur atij një tip harte por jo vetëm edhe mënyrën se si duhet bërë PD-ja në Shkodër, se kush duhet të qëndrojë dhe kush jo, se kush duhet të përjashtohet dhe kush jo dhe se kush janë ata që po dëmtojnë PD-në brenda radhëve të saj. Ne fakt nuk eshte hera e pare qe Romeo ndermerr te tilla veprime, pak dite me pare ai sulmoi ashper nje pjese te mire te demokrateve. (LEXO KETU)

Në fakt Gurakuqi është thjeshtë një deputet që nuk ka asnjë të drejtë të marrë vendime apo të krijojë harta sepse këtë e bën grupi i punës i procesit të zgjedhjeve apo tashmë mund ta diskutojë kryesia e re e partisë demokratike që përbëhet nga 37 kryetarët e rinj të grupseksioneve që u votuan pak ditë më parë. Gurakuqi ka harruar se është një deputet dhe jo “gjykatë” dhe as vendimarrës brenda radhëve të PD duke kërkuar përjashtime drastike brenda demokratëve.Diskutimi që shtrohet është se tashmë po afrojnë zgjedhjet vendore dhe nëse PD sipas deputetit Gurakuqi i përjashton këta njerëz që kanë qenë ose janë pjesë e antarsisë apo eksponentë kryesor atëherë si do të fitojë PD-ja?

Edhe në këto kushte që është situata është vështirësuar dhe nëse i shtojmë edhe përjashtime anëtarësh atëherë nga do të burojnë votat? Deputeti Gurakuqi nuk e di ende se politika aq më tepër në Shqipëri është pragmatiste!/ShkodraNews