Çfarë duhet të bëni që t’ju lindë vajzë dhe ç’duhet të bëni t’ju lindë djalë

Hmmm! Sipas statistikave, shanset që të bëheni me djalë apo me vajzë janë përafërsisht 50:50.

Mirëpo, nëse bash keni vendosur që vetë të planifikoni gjininë e fëmijës tuaj, atëherë nuk do të ishte keq që ta aplikoni metodat alternative dhe të provoni ndonjërën nga këto teknika për lindjen e bebes, sipas dëshirës.

Rregullimi në një pozitë të caktuar

Kjo metodë themelohet në lëvizjen e shpejtë të spermatozoideve mashkullore ndaj atyre më të ngadalshme femërore. Aciditeti i vagjinës e rrezikon konceptimin, andaj ata që dëshirojnë që foshnja të jetë djalë duhet të rregullohen në pozita të tilla që mundësojnë penetrim të thellë gjatë ovulacionit.

Metoda e dr. Landrum Shettles

Kjo metodë ka vlerën e saj shkencore, ndërsa dr. Shettles pohon se është e suksesshme në 80% të rasteve nëse çifti dëshiron mashkull, 75% nëse dëshiron femër. Kjo metodë themelohet në kurdisjen e seksit sipas ovulacionit, kështuqë, ata që dëshirojnë mashkull duhet të kenë seks në ditën e fillimit të ovulacionit ndërsa ata që dëshirojnë femër duhet të kenë seks 3-4 ditë para ovulacionit. Shettles pohon se metoda e tij është e saktë pasiqë gameta që përmban kromozomin X është më e ngadalshme në lëvizje mirëpo jeton më gjatë se kromozomi Y, i cili është jetëshkurtër dhe i shpejtë.

Ndikimi i ushqimit

Kjo metodë është duke fituar kritika pozitive nga prindërit e rinj, ndërsa themelohet në besimin se mënyra e të ushqyerit e nënës ndikon në gjininë e foshnjës pasiqë e ndryshon aciditetin pH të traktit riprodhues. Kromozomet Y mashkullore janë më të sukseshme në mjedis alkali, ndërsa ato X femërore dëshirojnë më tepër mjedis acidik. Kështuqë, nëse çifti dëshiron mashkull, nëna duhet të hajë më tepër mish, vezë, në përgjithësi ushqime që përmbajnë proteinë. Për femra, duhet të ushqeheni me ushqime të pasura me kalcium- andaj duhet të pini qumësht, të han peshk, sallatë të gjelbër…

Metoda 0+12

Këtë metodë e ka zbuluar një nënë australiane e cila ka patur gjashtë djem dhe ka shpresuar për vajzë. Pasiqë ka provuar metoda të ndryshme, ka provuar të bëjë seks saktësisht 12 orë pas ovulacionit. Ia ka dalur me vetëm një marrëdhënie të konceptojë vajzë. Pas disa viteve, kjo metodë është treguar të jetë 70% e suksesshme.