Dalin emrat/ Ja kush janë kandidatët e mundshëm të PD për kryetar bashkie në Shkodër

Demokratët e Shkodres janë gjithë sy e veshë plot antkh drejt selisë blu, aty ku Lulzim Basha hap ofertat për kandidatët për kryetar bashkie. Lufta e fortë politikes mes mazhorancës dhe opozitës do të diktojë edhe emrat që do të hidhen në fushe betejën elektorale të 30 qershorit.

E në fakt tek Lulzim Basha nuk është se nuk kanë nisur të trokasin emrat e parë në derë, e të hidhen zaret në tryezë se kush mund të jetë kandidati për bashkinë më të madhe që sot administron kjo parti, sic është ajo e metropolit verior Shkodra.

Burime pranë partisë demokratike bëjnë me dije se në lojë janë disa emra që po lakohen, ku kanë nisur edhe lobimet e forta për të bindur Bashën se kush është më i favorshmi.

Dy prej emrave që synon këtë karrige janë edhe deputetet aktual të kuvendit të Shqipërisë, Izmira Ulqinaku dhe Bardh Spahija, të dy të njohur për qëndrimet e tyre ndaj pushtetit vendor, e ku në shumë raste nuk ja kanë mohuar vetes promovimin, qoftë edhe duke folur kundër qeverisë për diskriminimin që po i bën Shkodres.

Një tjetër emer që kërkon të qëndrojë në lojë, e po kryen të gjitha manovrat politike, është edhe kryetarja në detyre Voltana Ademi, e cila madje ka nisur që tani fushatën, duke llogaritur cdo hap që hedh, e cdo veprim që ndermerr. Emri i tjetër i përfolur që nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2017-es, si i sakrifikuari i Bashës për tu shpërblyer 2 vite më vonë, pikërisht në vendoret 2019 është edhe Helidon Bushati, ish deputeti demokrat i Shkodres.

Por duket se bolleku i propozimeve Bashës nuk i mungon edhe mes emrave të rinj që i kanë mbërritur në tryezë, duke i dhënë edhe arsyetimet përkatese. Aleksander Marleci mësohet se është një tjetër emer që atij i është parashtruar në tryezë, qoftë për formimin e tij, por edhe për faktin se për herë të parë demokratët do ti largoheshin “cliches” tradicionale të figurave të vjetra që kërkojnë pa fund të riciklohen.

Lojës nuk do ti ikë as kryetarja e këshillit të qarkut Greta Bardeli, e cila edhe ajo kërkon të jetë e përzgjedhura e Bashës dhe e synon këtë post, pasi priti më herët që të merrte nga Basha një vend të sigurtë në listat për deputet. Të tjerë emra që përfliten janë Helidon Bushati dhe Xhemal Bushati. Por deri në muajin Mars kur është afati i fundit që të vendoset për emrat e kandidateve zyrtar, shumë ujra do të rrjedhin e shumë gjëra do të ndryshojnë.

Lulzim Basha i njohur për paqëndrueshmërinë pjekurinë politike, do të hedhë shumë valle, e do të luajë shumë gur deri në vendosjen e emrave përfundimtarë. Me pikëpyetjet do të mbesin edhe kriteret që ai do të përdor, pasi deri më tani ka dhënë plot shembuj se ai nuk pyet shumë për anëtarësinë, por bën sipas dëshirave dhe orekseve të tija. Një gjë është e sigurte se Shkodra nuk do të jetë këtë herë aq e lehtë sa ishte vitet e shkuara në proçeset zgjedhore, pasi peshorja do të ketë animet e saj./ShkodraNews