Dule në komisariat për 12 grekët, gazetarët e detyrojnë të flasë shqip: Z.Dule jemi në tokën shqiptare (VIDEO)

Ndërsa me orë të tëra gazetarët kanë rendur për të pasqyruar në detaje të gjithë ngjarjen e Bularatit, dhe varrimin e ekstremistit grek Kacifas, ata nuk do ta ndalin misionin e tyre. Nga komisariati i Policisë së Gjirokastrës aty ku shkoi në mbështetje të ekstremistëve grekë të arrestuar në Bularat, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka vijuar të flasë në greqisht.

Kanë qenë gazetarët shqiptarë të cilët kanë insistuar që Dule të flasë në gjuhën shqipe. Dule është detyruar të ndryshojë gjuhë duke folur në shqip. Dule ka shpjeguar se nga policia e Shtetit është informuar se janë arrestuar 12 persona të cilët janë duke u verifikuar dhe për 10 orë do të lirohen. Gazetarët: Zoti Dule, ju lutem në gjuhën shqipe. Zoti Dule shqip!