E dogjën me acid në Vlorë, Vilma publikon videon dhe na rrënqeth të gjithëve…

Kjo është një histori rrënqethëse!

Vilma Dule është 31 vjeçarja nga Vlora e cila 5 vjet më parë u sulmua me acid, poshtë pallatit ndërsa po shkonte për në punë.

Ama me shumë durim e forcë ajo ia ka dalë të vazhdojë jetën dhe i është nënshtruar operacioneve të vazhdueshme me qëllim rikuperimin.

Tani në një video të postuar në rrjetet sociale, Vilma duket që ka pësuar një përmirësim mbresëlënës por mesazhi që jep është edhe më mbresëlënës.

“Acidin jua le atyre, Unë zgjedh lulet”, shkruan e buzëqeshur ndërsa shijon rrezet e diellit.