E pabesueshme, qindra protestues nisen drejt shtëpisë së Ramës në Surrel

Nuk duruan shumë! Mbrëmjen e sotme banorët e Astirit e kanë zhvendosur protestën e tyre.

Ata janë nisur drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel, në shenjë proteste kundër shembjes së shtëpive të tyre, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se në krye të grupit të protestuesve të cilët me pishtarë në duar do ti drejtohen Surrelit, do të jetë deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili theksojmë që prej fillimit u është bashkuar banorëve.