Eneda, Irma, Rovena dhe Besa imitojnë njëra-tjetrën, kjo video do t’ju shkrijë së qeshuri

Te qeshura pafund mbremjen e sotme tek Ermal Mamaqi.

Të ftuara sot në “Xing me Ermalin”, 4 këngëtaret, Irma, Rovena, Eneda dhe Besa kanë treguar më shumë detaje mbi koncertin “Diva show” ku ndër të tjera Irma Libohova ka zbuluar se ato do të këndojnë edhe këngët e njëra-tjetrës.

E këngëtarja shumë e dashur për publikun u shpreh se gjatë kësaj kohe ka parë me video performancat e Enedës, Besës dhe Rovenës, por më shumë të kësaj të fundit.

Irma u çua dhe filloi të imitonte Rovenën në skenë dhe lëvizjet e saj. Ndërsa Eneda imitoi ecjen e Rovenës.

E pas tyre u çua edhe Besa e cila imitoi Irmën. Ndërsa Rovena i imitoi të treja duke shkaktuar shumë të qeshura. Ndiqni këtë moment në videon më poshtë.