Është multi-milionere, këngëtarja e njohur kapet mat duke blerë tek rrobat e lira

Këngëtarja e hiteve “Formation” ,”Hold up”, “Run the world”, etj, Beyonce është një nga këngëtaret më të pasura në industrinë e muzikës ku prej vitesh është aktive. Por ndonëse është multi-milionere dhe e martuar me reperin më të pasur, Jay Z, Beyonce sërish pret uljet për të blerë, si të gjithë të tjerët. Këngëtarja është fotografuar duke bërë shopping në një dyqan në Los Angeles, ku çdo gjë ishte me ulje. Beyonce shoqërohej nga vajza e saj Blue Ivy dhe ishte veshur me xhinse, bluzë me pika dhe syze. Diva nuk kishte si mos të binte në sy nga qytetarët të cilët e kanë fotografuar me karrocën e mbushur plot.