Eugent Bushpepa ndez skenën në finalen e Eurovizionit, shihni ç’bëjnë shqiptarët në publik

Ai këndoi sonte i 12-ti në garë në mbrëmjen finale të Eurovision, Eugent Bushpepa me këngën “Mall”. Eugenti elektrizoi skenën me performancën dhe shpalosi vlerat e tij vokale.

E në fund të performancës, Eugenti u duatrokit shumë nga publiku ku në një moment kamera u fokusua te një grup shqiptarësh që me flamuj në duar brohorisnin për Eugentin.

Shpresojmë Shqipëria të fitojë ose të renditet në Top 5 natën e sotme.

Ndiqeni performancën e Eugentin në natën e sotme finale në videon më poshtë.