Eugent Bushpepa tregon tek Blendi Fevziu diçka shokuese: Ja çfarë më bënë në Eurovizion për Elenin…

Gjatë ditëve të Eurovizionit bëri namin në rrjete sociale fotoja e Eugent Bushpepës dhe Eleni Foureiras duke bërë shqiponjën me duar. Mediat greke reaguan shumë ashpër duke e quajtur provokim këtë veprim të këngëtares e cila përfaqësonte Qipron.

“Të gjithë e dimë që ky symbol që ka bërë Eleni me këngëtarin shqiptar përfaqëson idenë që shqiptarët kanë për Shqipërinë e Madhe, por me siguri Eleni nuk është në dijeni të një fakti të tillë ndaj e ka bërë atë veprim. Më duket se Eleni me këtë simbol tregon se nuk është nga Meksika”, komentonte me ironi një gazetare greke.

E pasi publikoi këtë foto, Eugentit ja ka kanë kërkuar ta fshijë. Kështu ka zbuluar këngëtari që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.

“Përfaqësuesit e Qipros më kërkuan që ta fshija foton, por Eleni më tha jo. I kërkova shumë ndjesë, por tha nuk ke përse. Ajo këmbënguli shumë që të mos e heq foton, sepse nuk do të fshehë më prejardhjen e saj dhe se eshtë shumë krenare”, tregoi Eugenti i ftuar në Opinion.