Eurovizioni i hap probleme Eugent Bushpepës, përdorin emrin e tij për të bërë lekë në këtë mënyrë

Rokeri shqiptar Eugent Bushpepa me performancën e tij në Eurovizion të shtunën e kaluar, ka bërë krenar të gjithë shqiptarët. Ai shkëlqeu me këngën ‘Mall’ e cila u vlerësua mjaft mirë dhe u rendit në vendin e 11.

Ai është kthyer së fundmi në Shqipëri, ku dhe ka dhënë disa intervista ku ka rrëfyer eksperiencën e tij të veçantë në Lisbonë të Portugalisë. Megjithatë pak më parë këngëtari ka treguar se i janë hapur disa probleme dhe dikush po përpiqet që të keqpërdor famën dhe emrin e tij.

Ai ka shpërndarë pak më parë një status në profilin e tij në Instagram, ku ka lajmëruar se dikush po pretendon se është ai dhe kërkon lekë dhe donacione.

“Dikush, që pretendon se është Eugenti po përpiqet të vjedhë para nga njerëz të tjerë. Kushdo që ju kërkon fonde apo ndonjë lloj donacioni është FALSE. Ju lutem bëjini report dhe na ndihmoni.”, ka shkruar Eugenti në statusin e tij.