Fero shet mend me gjera të marra borxh, e dashura e turpëron keq

Disa ditë më parë u përhap lajmi se reperi i njohur Fero është në një lidhje me modelen seksi Arbenita Ismajli. Megjithëse nuk e kanë pranuar lidhjen për mediat, ata janë fotografuar së bashku dhe i komentojnë shpesh njëri-tjetrit në profilet e tyre në Instagram.

Komentet e Feros dhe Arbenitës jo rrallëherë tërheqin vëmendjen e ndjekësve, mirëpo ditën e sotme fansave u ka rënë në sy një ankesë e Arbenitës për Feron.

Pasi ai kishte publikuar një foto ku shfaqej në makinë dhe kishte vendosur një palë syze, e dashura i ka komentuar “Syzet”, duke lënë të kuptohet se ishin të sajat. “Ti kthej”, i është përgjigjur Fero, i cili i ka dërguar edhe një puthje.