“Firma e deputetit të PS merr tendera nga Bashkia e Tiranës me dokumente flase”

Një skandal tjetër i Rilindjes është bërë sot publik. Ka qenë ish-Kryeministri Berisha ka shpërndarë në faqen e tij në facebook një mesazh ardhur në adresë të tij ku bëhet fjalë për biznesin e deputetit socialist Sadri Abazi drejtuar nga nipi i tij.

Në mesazh thuhet se edhe pse i përjashtuar nga pjesmrrja me vendim vazhdon të punojë me bashkinë e Tiranës.

Ja postimi i plotë i Berishës
Për mafiozin Abazi zbatohet vetëm ligji i mafies dhe jo ai i shtetit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb
Alpko impex firma e Sadri Abazit e drejtuar nga nipi i tij dhe pse me dokumenta fallco dhe me vendim për përjashtim për 3 vjet vazhdon të punojë në bashkinë e Tiranës dhe të mari persëri tendera publikë.