FOTO/ Tym e përleshje, shihni protestën tek parlamenti

Përleshje tek Parlamenti mes protestuesve dhe policisë. Banorët e Unazës së Re kanë tentuar disa herë të thyejnë rrethimin e formuar nga efektivët e policisë për të hyrë në parlament ku po zhvillohet seanca plenare.

Nga përplasja mes forcave të policisë dhe banorëve të Astirit është lënduar nga protestuesit nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu.

Klikoni VIDEO

Gjithashtu 6 punonjës policie janë lënduar si pasojë e tymuesve dhe shashkave, ndërsa janë marrë nga ambulanca. Policia ka shoqëruar disa protestues në komisariat dhe ka bërë thirrje të mos hidhen mjete piro teknike dhe tymëse.

Protestuesit kanë hedhur edhe shashka e fishekzjarrë dhe në vend shihet tym e kaos. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se efektivët e policisë paraqesin probleme me frymëmarrjen.