Grida Duma tregon të vërtetën: Jam përpjekur të mos bëhem si viktimë. Merren me mua si…

Grida Duma ka marrë guximin që të fliste më një detatj që shpesh herë komentuesit ia vënë në pah. Gjatë emisionit të Rudina Xhungës, deputetja e PD tregoi për ndryshimin e mbiemrit.

“Kam lexuar që tallen me faktin që mbiemri im ka qenë Suma dhe është bërë Duma. Dua të marr disa minuta të flas sesi të keqpërdorin. Familja ime ka patur mbiemrin Suma, një familje e madhe dhe e kanë ndërruar mbiemrin kur zbritën në Durrës.

Bëhet fjalë për 3-4 shekuj përpara kur kishte gjakmarrje, pra për t’u ruajtur. Sa here merren me mua si person , jam përpjekur të mos bëhem si viktimë se jam grua. Nuk kam kërkuar mëshirë,” tha Duma.