Harrojini format bombastike, Enca po bën ndryshimin drastik në trup

Enca është komentuar shpesh edhe për format bombastike trupore. Ndonjëherë edhe është kritikuar për shtimin në peshë megjithatë ajo ka vendosur t’i japë fund kësaj.

Knegetarja së fundmi po punon shumë me ushtrimet në palestër për të hequr kilet e tepërta dhe këtë e ka treguar edhe sot.

Enca ka publikuar një video ku shihet pa makeup, qull në djersë dhe e rraskapitur nga lodhja.

“Tu ra shi nga Enca”, shkruan ajo me humor teksa filmon bulzat e djersës në fytyrë.

Me kaq vullnet sa e ka nisur, me siguri shumë shpejt Encën do e shohim super elegante.