Humbi gishtat në protestë, vjen lajmi nga Turqia për Ina Muken

Efektivja që u plagos në protestën e zhvilluar përpara parlamentit më 22 nëntor, pas mjekimit në Turqi duket se është përmirsuar dukshëm, kthehet së shpejti në Tiranë.

Lajmin e ka dhënë ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli, i cili ka publikuar një foto me efektiven e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka.“

Me efektiven e policisë Ina Nuka, e cila mbas disa ndërhyrjesh të vështira, por te suksesshme në Spitalin Numune #Ankara, niset së shpejti për në Tiranë”, shkruan Gazheli në postimin që shoqëronfotografinë.