Ishte dashnorja e presidentit Klinton, 20 vjet pas skandalit, ja ç’bëhet sot me Monika Lewinsky-n (video)

Emri i saj lidhet me super skandalin e vitit 1998, kur u zbulua marrëdhënia me Presidentin amerikan të asaj kohe Bill Clinton.

E tani rikthehet sërish në vëmendje Monika Lewinsky, emri i lidhur me Bill Clinton në periudhën e viteve 1995-1996, në kohën kur punonte në Shtëpinë e Bardhë.

Por çfarë ka ndodhur me Monika Lewinsky?

Monika ka bërë një karrierë të shkëlqyer dhe ka qënë mjaft aktive në fushata të ndryshme, me tema sociale.

Në vitet pas skandalit, organizoi një reality show të quajtur “Personaliteti i Z”, për të cilin mori vlerësime pozitive nga kritikët.

Në vitin 2014, ajo foli për revistën “Vanity Fair” duke u shprehur se i vjen keq për çfarë ndodhi, dhe akuzoi presidentin Clinton se e shfrytëzoi.

Megjithatë, në vitin 2005, Lewinsky vendosi të largohet nga publiku për të vazhduar shkollën për Psikologji Sociale në shkollën Ekonomike të Londrës. Për vite me radhë, nuk u bë “e gjallë” për publikun.

Në vitin 2017, zgjeroi fushatën e saj kibernetike dhe mori pjesë në lëvizjen #Metoo, lëvizje që hedh dritë mbi sulmet seksuale dhe ngacmimet në internet.

Pavarësisht dritës negative që e ka shoqëruar nga viti 1998, dikur stazhiere në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky vazhdon të jetë aktive dhe ndikimi i saj në çështjet dhe problemet sociale vazhdon të rritet.