Kthesa e papritur e motit, sot gjithë vendi në borë, por ç’na pret në vijim

Ditën e sotme i gjithë vendi u përfshi nga reshje shiu dhe dëbore. Megjithatë, duket se për ditët e ardhshme pritet një përmirësim i kushteve atmosferike.

Sipas IGJEUM, mbrëmjen e sotme dhe ditën e nesërme temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në bregdet nga 3 deri në 9 °C, në vendet e ulëta nga 2 në 6 °C dhe në zonat malore nga – 5 deri në 1 °C.

Reshjet do të jenë lokale në formë shiu, në Tiranë, Elbasan, Vlorë e Gjirokastër. Ndërsa në lindje dhe veri të vendit, kryesisht në terrenet malore do të ketë reshje të dobëta bore.