Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta legjenda e WWE

Jose Lothario, një emër i njohur në botën e sportit të WWE është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, raportuan këtë mëngjes mediat ndërkombëtare.

Lothario ishte një legjendë e këtij sporti dhe do të mbahet mend nga fansat e WWE edhe si menaxheri dhe trajneri i Shawn Michaels, shkruan Shkodranews.

Të shumta kanë qenë reagimet nga personalitete të këtij sporti, të cilët kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Lothario-s.

/Shkodranews/