Miku i ngushtë i Lulzim Bashës dhe Lul Berishës kapet në Hollandë me…

Pas një operaconi të autoriteteve holandeze është arrestuar shqiptar Amar Shkëmbi, i cili njihet edhe si miku i ngushtë i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Shkëmbi ka rënë në prangat e policisë së Holandës, pas një pune disa-mujore. Operacioni është finalizuar në Amsterdam me arrestimin e tij, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar 60 kg heroinë.

Forcat e policisë, pas prangosjes e kanë shoqëruar në komisariat, ku do të pyetet lidhur me rastin dhe origjinën e drogës. Grupi hetimor ka ngritur dyshime se ai mund të jetë implikuar edhe në ngjarje të tjera kriminale, që kanë të bëjnë me transportimin e lëndëve narkotike.

Shkëmbi rezulton të ketë miqësi të ngushtë me liderin e opozitës, Lulzim Basha, si edhe është një prej bashkëpuntorëve më të afërt të Lulzim Berishës, një ndër emrat më të spikatur që kanë probleme me drejtësinë.