Ministri italian sulmon edhe Higuainin: Më vjen turp nga ai që paguhet miliona euro dhe…

Matteo Salvini, ministri i Brendshëm i Italisë, njëkohësisht edhe zv/kryministër, nuk ka kursyer as Gongalo Higainin, me kritikat e tij. Ai tha se shpreson që argjentinasi të skualifikohet për një kohë të gjatë për gjestin që bëri në ndeshjen e fundjavës ndaj Juventusit, ku mori edhe karton të kuq, shkruan Shkodranews.

“Si milanist, unë u turpërova nga sjellja e Higuain të dielën në San Siro. Ishte e padenjë”, tha Matteo Salvini, gjatë një konference shtypi në Viminale, me kreun e gjyqtarëve Marcello Nicchi.

“Kur paguheni miliona euro për të kontrolluar veten, nuk mund të shkoni kokë më kokë, ndryshe edhe një fëmijë që luan në nivele amatore merr shembullin tënd”, shtoi ai, “unë jam kundër interesit tim si tifozët, por shpresoj për një skualifikim të gjatë”. /Shkodranews/

VIDEO—KLIKO KETU