‘M’u prenë gjunjët’, Flori tregon emocionet e forta

Ditën e djeshme Flori Mumajesi prezantoi këngën “Plas” me të cilën do konkurrojë në edicionin e 20 të “Kënga Magjike”. Projekti i cili mban tërësisht vulën e Florit që nga muzika deri tek teksti i ndjerë, emocionoi të gjithë rrjetin dje dhe në pak orë ka arritur mijëra shikime në Youtube.
Një ditë pas performancës Flori ka treguar emocionet që ka përjetuar me anë të një videoje të postuar në Instagram.

“Sapo kthehem nga provat e Këngës Magjike. Përveç faktit që festivali vetë të ngarkon me emocione, edhe kënga vetë më jep shumë emocione, gati m’u shkul zemra vendit, m’u prenë gjunjët, akoma më dridhet zëri. Gjithsesi shpresoj t’ia dalim natën e dytë kur të jemi aty. Me bekimin tuaj natyrisht. Ndërkohë dua të falenderoj të gjithë ata që e kanë pëlqyer këngën, e kanë bërë pjesë të tyren, burim të shpirtit. Ju falenderoj pafund, jam mirënjohës”, shprehet Flori.