Nami tek parlamenti, frikë nga protesta, policia blindon zonën, furgonët plot me policë tek Xhamia

Frika ruan vreshtin, e me sa duket policia nuk ka pyetur as për fe e as për xhami duke çuar dhjetëra mjete e efektivë për të ruajtur parlamentin. Ndërsa është paralajmëruar një protestë e banorëve të Unazës së Re

Banorët e Astirit do të vijojnë protestën e tyre sot para Kuvendit të Shqipërisë duke kundërshtuar me forcë prishjen e banesave të tyre pa marrë më parë një dëmshpërblim me vlerë të plotë për banesat e tyre, të cilat janë piketuar për t’u prishur nga projekti i “Unazës së Madhe”.

“BalkanWeb” mëson se 20 forca të FNSH-së kanë hyrë në oborrin e Namazgjasë për të qëndruar në gatishmëri në rast se situata mund të precipitojë.