Në ‘arrest shtëpie’, Saimir Tahiri filmohet në ballkon, shikoni në këtë video ç’po bën ai

Dje Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Report Tv” ka publikuar sot disa pamje që shfaqin Tahirin në ballkonin e shtëpisë.

Tahiri shfaqet duke pirë cigare e duke shqyrtuar dokumenta me stilolaps në dorë.

Mbrëmë në shtëpinë e Tahirit janë parë të hyjnë e dalin familjarë e të afërm ndërsa sot situata duket e qetë dhe herë pas here patrullon një furgon.