“Nuk ka bir kurve të më pengojë”

Rikthehet Tahiri!

Çështja e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me rastin e Habilajve, ku akuzohej se kishte bashkëpunuar me personat në hetim, u bë kryefjala e mediave pak kohë më parë. Ditën e sotme Tahiri ka vendosur të flasë për gazetarët pas seancës plenare, duke dërguar edhe një mesazh për Sali Berishën.

Ish-ministri ka deklaruar se nuk do të ndalet deri sa të vërë drejtësi për cështjen e tij. Tahiri ironizoi gjestin e ish-kryeministrit, i cili po e filmonte në Parlament.

“Për mua ishte ditë e lumtur që më filmoi Saliu. Kam motiv ta mirëkuptoj njeriun që fshiu filmimet e 21 janarit dhe më filmoi mua.”- është shprehur ai.

Pyetjes nësë e mbron Rama dhe nëse ka komunikim me të, ish-ministri Tahiri ju përgjigj se nuk e mbronte njeri dhe as nuk kishte nevojë të mbrohej nga askush.
“S’e besoj se do të ketë bir nëne dhe kurve që do të më ndalojë të bëj drejtësi”- ka deklaruar Tahiri.

Burimi: ‘Gazeta Tema’

Lexo edhe: