“Nuk mundem ta harroj”, vajza përlot me historinë e saj dhe ka nevojë për diçka

Historia e një vajze, që jeta e ka përballur me shumë vështirësi.

Lexoni më poshtë:

Historia që dua t’ju tregojtashmë i përket të shkuarës, por ajo mbetet ende gjëja më e rëndësishme e jetëstime dhe sado jam përpjekur, deri më tani nuk kam mundur ta harroj. Ai ishtedashuria ime e parë. Kur isha vetëm 15 vjeç u njoha me një djalë i cili erdhi tëjetonte në të njëjtin pallat ku jetoja dhe unë. Ai ishte 3 vjet më i madh semua dhe që në momentin e parë që u takuam lindi një marrëdhënie tepër e bukur.Ishim shokë shumë të mirë dhe ndonjëherë edhe motër e vëlla.

Pas disa viteshshoqëri, kur edhe ishim rritur me shumë kuptuam se ishim të dashuruar me njëri-tjetrin dhe kështu u krijua një lidhje shumë solide dhe e bukur në të njëjtënkohë. Ishim shumë të bindur për lidhjen tonë, ndaj nuk kaloi shumë kohë dhe e zyrtarizuamduke ia thënë edhe familjeve tona, të cilat ishin shumë të kënaqura, sepse edheato kishin miqësi me njëra-tjetrën.

Mbase nuk mundem dhe nuk di të tregoj medetaje marrëdhënien që ne kishim, por mund të them se nuk ziheshim kurrë përasgjë. Shprehnim vetëm dashuri dhe ekzistonte një respekt i madh për njëritjetrin. Bisedonim për të ardhmen tonë, për fëmijët që do të kishim si dhe përshtëpinë që do të blinim të dy bashkë. Nuk kishim probleme të tipit xhelozi menjëri tjetrin dhe njëkohësisht kishim lirinë tonë individuale. Në kohën kur aikishte mbaruar fakultetin unë isha sapo e kisha nisur.

Ai gjeti një punë shumëtë mirë ndërsa unë vazhdoja studimet. Gjithçka shkonte për mrekulli. Kishimplanifikuar që shumë shpejt do të jetonim së bashku, pasi edhe unë të gjeja njëpunë. Me kalimin e kohës, duke qenë një njeri tepër i talentuar në punën që bënte,ai nisi të merrte dhe vlerësimin e eprorëve të tij, e shumë shpejt i erdhi njëofertë për specializim jashtë vendit. Ai më tha menjëherë dhe nuk më morimendim pasi kishte vendosur që nuk do të shkonte.

Fillimisht u ndjeva shumë elumtur, pasi arsyeja që nuk do ta pranonte këtë punë isha unë, por më pas i kërkovatë mendohej më mirë, pasi ishte një mundësi e madhe për të. Nuk doja që tëlargohej, por në të njëjtën kohë doja më të mirën për të. Pas diskutimeve tëgjata e binda që ta pranonte ofertën dhe shumë shpejt u largua. Unë nuk mund tashoqëroja pasi isha ende në shkollë dhe nuk kishim aq të ardhura sa për të përballuarjetesën jashtë, nuk ishte momenti më i përshtatshëm. Specializimi i tij zgjastenjë vit dhe pas përfundimit të tij mund të kishte edhe oferta puna. Aigjithsesi ishte i bindur që do të kthehej, ose do të më merrte mua me vete.Iku

. Një trishtim i madh dhe një vetmi e paimagjinueshme pushtoi gjithë qenientime. Ishin rritur bashkë, e ndonëse kishim shoqëri, ai ishte mbështetja ime mëe madhe. Flisnim çdo ditë dhe çdo moment i thoshim njëri-tjetrit sesa shumëduheshim e sa shumë dëshironim të ishim bashkë. Kjo situatë vazhdoi për disamuaj, me pothuajse të njëjtin intensitet. Derisa dalëngadalë telefonatatfilluan të bëheshin më të rralla dhe kur flisnim ai ishte si i hutuar, gjithnjëi lodhur e shpesh harronte të më merrte në telefon. Nisa të shqetësohesha pamasë dhe ta pyesja në çdo moment se çfarë kishte, çfarë po ndodhte. Ai mëthoshte se thjesht ishte i lodhur dhe se s’kishte asgjë për tu shqetësuar. Porfjalët e tij nuk me ngushëllonin, e ndjeja që diçka nuk shkonte.

Pyetjet e miafilluan të bëheshin tepër të shpeshta dhe nga ana e tij filloi nervozizmi dhe kështunisën dhe grindjet. Mes zënkave të njëpasnjëshme erdhi dhe faza ku nuk flisnimmë. Ai nuk më merrte në telefon dhe kur unë e merrja ma mbyllte, ose më thoshteqë ishte i zënë e që do më merrte më vonë, ndonëse nuk e bënte pothuajse asnjëherë.Kjo situatë mund të ketë zgjatur rreth dy muaj derisa një ditë më tha se nukmund të vazhdonim më bashkë. Nuk doja të jetoja më. E pyeta përse, çfarë kishabërë për ta merituar një gjë të tillë, çfarë kishte ndodhur atje ku po jetonte.Ai më tha se nuk ishte faji im, por atje kishte më shumë mundësi për të dhe senuk dëshironte të kthehej më mbrapsht. Më kërkoi ta harroja dhe të vazhdoja përpara,thua se ishte e lehtë.

Fillimisht kalova një periudhë dëshpërimi tëpaimagjinueshëm e më pas nisa ta urreja pasi isha e bindur se kishte gjetur dikëtjetër. Më vonë, ndonëse dhimbja nuk m’u largua asnjëherë fillova të mësohem meidenë që nuk ishim më bashkë. Kur isha qetësuar dhe jeta po merrte për mirë,kishin kaluar gati 2 vjet, ai erdhi për pushime. Ishte martuar dhe kishte njëvajzë. Kuptova gjithçka dhe nuk guxova ta takoja, por e gjithë qenia ime utrondit. Jeta ime tashmë kishte ndryshuar, por ai ishte një peng nga i cili nukisha dhe ende nuk jam liruar. Nuk di në do të mundem ndonjëherë ta harroj mbi tëgjitha poshtërsinë e tij. Anonime