Nxirrni xhupat, vjeshta po ikën! Së shpejti nisin reshjet e borës në këto zona

Tashmë zyrtarisht mund të themi se vjeshta po ikën plotësisht, rënia e temperaturave deri në 0 në zonat malore ka sjellë ndryshime të dukshme dhe së shpejti priten reshje bore në zonat malore.

E mërkurë, 14 nëntor. Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave deri në mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 0/16°C
Zonat e ulëta 2/21°C
Zonat bregdetare 8/19°C