Panuçi largohet nga Kombëtarja. Kush do jetë trajneri i ri?

Trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi është drejt largimit nga Kombëtarja për tu vendosur në Itali.

Të paktën kështu raportojnë mediat italiane.

Sipas “Il Messaggero”, 45-vjeçari po piketohet si zëvendësuesi i Di Françeskos në stolin e Romës. Raportohet se Panuçi po qëndron në prapaskenë dhe pritet që në ditët e ardhshme të ketë një takimin me drejtuesit verdhezinj.

Italian ka kontratë me Shqipërinë deri në vitin 2019, por një ofertë nga Roma mund të ishte e pa rezistueshme për të. Trajneri ka raporte të mira me Franko Baldini, njeriun e besuar të presidentit Palota dhe nuk është çudi që t’i besohet stoli i skuadrës italiane që kohët e fundit është në krizë rezultatesh.

“Il Messaggero” zbulon se Panuçi do të jetë prezent në “Olimpico” të premten për të ndjekur sfidën e Romës kundër Parmës, teksa po atë ditë  pritet të ketë dhe një takim me drejtuesit romanistë.