Para se të blini xhinse, urgjent lexoni këtë lajm më parë …

Hmmm! Një palë xhinse më tepër s’janë asnjëherë shumë. Ndaj përpara se të blesh xhinset e radhës, hidhi një sy këtij artikulli dhe mëso çfarë është në modë këtë pranverë.

Të lirshmet

A nuk jua kanë marrë ndopak shpirtin xhinset e ngushta që rrijnë ngjitur pas trupit? Epo këtë pranverë keni një zgjidhje. Bli një palë xhinse të gjera dhe me këtë rast je përveç se rehat edhe shumë në modë.

Paliçetat

Janë aq komode sa që pjesa më e madhe nga ne mezi pret t’i veshë.Paliçetat këtë vit janë më shumë se kurrë në modë.

Qendismat

Xhinset e qendisura janë një risi e kësaj pranvere. Kryesisht mbizotërojnë format gjeometrike, të kombinuara me thekë dhe detaje të tjera shumëngjyrëshe.

Shkëlqimi

Për një kohë relativisht të gjatë, xhinset me dekorime vezulluese dolën nga moda. Tashmë të njëjtat xhinse duket sikur kanë dalë sërish në qarkullim. Nëse tashmë e ke hedhur palën tënde të xhinseve me shkëlqim, nuk ju mbetet asgjë tjetër veçse të blini një palë të reja.

Të gjera në fund

Në fakt bëhet fjalë për xhinse shumë të gjera në fund. I kemi parë t’i veshin vajzat e famshme, por tani është koha të guxoni dhe ju me të njejtin model xhinsesh.

Thekë

Xhinset me thekë në fund janë një Po e madhe e këtij sezoni. Nuk ka rëndësi nëse blen të reja apo modifikon të vjetrat, e rëndësishme është të kesh në dollapin tënd një palë xhinse me thekë.