Pas ndarjes nga Mimoza, Seldi kapet me modelen super yll

Ndarja e çiftit Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu ka qenë shumë e komentuar në media për vetë faktin se dyshja janë këngëtarë shumë të dashur për publikun dhe çdo e re nga jeta e tyre private bën kuriozitet për publikun.

Pas ndarjes nga Mimoza, Seldi po shihet shpesh në shoqërinë e modeles bukuroshe me forma perfekte trupore, Keisi Medini. Ka qenë kjo e fundit që ka postuar mbrëmë në Instastory një video ku shihet në shoqërinë e Seldit.

Keisi dhe Seldi po punojnë për një këngë të re që do jetë bashkëpunim e që po pritet me padurim nga fansat e tyre.