Pas vdekjes së Halimesë, Ertugrul merr partnere të re, por askush nuk i di qëllimet e saj

‘Ertugrul’ është bërë seriali më i ndjekuri jo vetëm në Turqi, por edhe në vendin tonë, duke thyer rekord shikueshmërie.

E pas vdekjes së Halime, bashkëshortes së Ertugrul, gjatë lindjes së djalit të tyre të tretë, në serinë e ardhshme Ertugrul do të gjejë një partnere tjetër. Atij i duhet të marrë një vendim për vogëlushin e porsalindur, Osman, i cili ka nevojë për dikë që të kujdeset për të dhe ta ushqejë.

Kështu, Ertugrul gjen një grua të re që ta ushqejë të birin e tij me qumësht gjiri. Më vonë, ajo bëhet edhe bashkëshortja e Ertugrulit, mirëpo në seritë në vazhdim do të zbulohet qëllimi i vërtetë i ardhjes së saj.