Protesta e tyre zhvendoset në Surrel, kush po i rrethon sarajet e Ramës

Prej dy muajsh ata kanë dalë në rrugë për të protestuar për banesat e tyre duke bllokuar qarkullimin, po ashtu edhe para Kuvendit të Shqipërisë, para Kryeministrisë. Por tani e tutje për protestën e banorëve të Astirit destinacioni do të jetë Surreli. Protestuesit do të mbajnë me vete pishtar dhe do të afrohen pranë shtëpisë së Edi Ramës.

Bashkë me ta janë edhe deputetë të opozitës. Protesta  e tyre vijon prej më shumë se dy muajsh. Ata kërkojnë dëmshpërblim 100% për banesat e tyre, ndonëse shumica nuk i kanë të legalizuara. Aktualisht punimet në këtë projekt janë stopuar për shkak të zbulimit të aferës korruptive me tenderin.