Punëtorit i ndodhi tragjedia në Uzinë, vjen vendimi për përgjegjësin

Një ditë pas ngjarjes tragjike në Elbasan në Uzinën e Kurumit policia ka marrë masat ndaj përgjegjësit të turnit.

Policia e Elbasanit i ka vënë prangat, Flamur Alterziut, 58 vjeç, përgjegjës turni në uzinën e e Kurum në Elbasan.

Arrestimi u bë me akuzën e mosrespektimit të sigurisë së punë, që çoi në vdekjen e punëtorit Naim Dërstila. Po ashtu, është shpallur në kërkim inxhinjeri K.H., banues në Gostivar.

Punëtori Naim Dërstila vdiq pasi ra nga vinçi dje dhe preu njërën këmbë. Edhe pse u dërgua në spital, ai nuk mundi të mbijetonte, sepse plagët e tij ishin shumë të rënda.