Rama degjeneron në mes të Lezhës deputetin e PS-së: Mirëkuptoni emocionet e mia…

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka zhvilluar sot pasdite një takim në Lezhë për anëtarësimin e reja në PS. Takimi dukej mjaft i vakët, por për të mos mjaftuar kjo u Rama u prit dhe me protesta në këtë qytet. Ndërkohë, gjatë fjalës së tij në fushatën për anëtarësimet e reja në Lezhë, deputeti i PS Pjerin Ndreu ka recituar disa vargje të Migjenit duke emocionuar kryeministrin Rama.

Deputeti tregoi se me Ramën është njohur kur ai ishte polic dhe kryeministri nuk mund të ikte nga Lezha pa disa vargje të Migjenit. “Rini thuaja këngës ma të bukur që din ti…”, recitoi Ndreu, ndërsa nuk kishte si të mungonte reagimi i kryeministrit.

“Mirëkuptoni emocionet e mija pasi një ish polic reciton poezi”- reagoi kryeministrin me plot ironi dhe sarkazëm duke vënë në siklet deputetin e tij.