Rihanna nxjerr në shitje vilën e saj super luksoze në Hollywood nga frika… por çmimi është i pabesueshëm

Rihanna është një ndër këngëtaret më të pasura në botë. Gjithë këtë pasuri ajo e ka investuar në shtëpi dhe makina të shtrenjta.

Shtëpia luksozw e këngëtares me famë botërore, është në shitje për 7.4 milionë dollarë.

6 muaj pasi fansi i fiksuar pas saj u pa në territorin e shtëpisë me vendodhje në Los Angeles, bukuroshja e ekranit ka vendosur ta shesë nga frika.

Kujtojmë se djali në fjalë quhet Leon dhe ai arriti të kalojë sistemin e komplikuar të sigurisë që kishte vendosur këngëtarja duke u futur në shtëpinë e saj, ku e priti për 12 orë. Tashmë 27-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për përndjekje, shkelje në pronë private pa leje, vandalizëm dhe kundërshtim ndaj forcave të rendit.