Shokuese/ Motra e Icardit tregon se çfarë i bëri Vanda Nara. Kjo nuk është gjë e mirë!

Me lot në sy, Ivana Icardi ka folur mbrëmjen e së dielës, “live”, në një televizion italian, për prishjen e marrëdhënieve me të vëllanë. Fajtore për këtë ka bërë bashkëshorten e bomberit të Interit, Vanda.

“Kam patur gjithmonë marrëdhënie të mira me të dashurat e Mauro-s, por me Vandën është ndryshe”.

Sipas saj, bashkëshortja-menaxhere e yllit të Inter e ka akuzuar se ka kërkuar gjithmonë para nga burri i saj: “Ka thënë se i bëja shantazh Mauro-s, se i kërkoja pará për të blerë shtëpi dhe për të ribërë gjoksin dhe në këmbim nuk do të kisha marrë pjesë te Big Brother në Argjentinë. Nuk është aspak e vërtetë”, ka thënë Ivana në emisionin “Domenica Live”, shkruan Shkodranews.

“Dua të shikoj përsëri nipërit e mia, dua të jem pjesë e jetës tuaj, je gjëja më e rëndësishme për mua”, ishte kërkesa e Ivana-s drejtuar të vëllait. /Shkodranews/