Shoqërohen dy grekë pas varrimit të Kaçifas, hynë ilegalisht. Media greke nxjerr emrin e famëkeqit Karathano

Pasi kanë përcjellë për në banesën e fundit të riun grek të vrarë në Bularat, policia shqiptare ka bërë arrestimin e dy shtetasve grekë të cilët kanë hyrë ilegalisht në vend. Nëse kanë hyrje të rregullt do lejohen të vijojnë. Po kanë hyre ilegalisht do procedohen penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit, thonë burimet nga Policia e Gjirokastër.
Ndërkohë emrat e të proceduarve nuk janë bërë të ditur. Për këtë ngjarje kanë raportuar dhe mediat greke të cilat shkruan se në Policia janë shoqëruar 4 drejtues të lartë të komunitetit grek në Epirin e Veriut, janë marrë në pyetje nga policia shqiptare.

Mësohet se ata janë Bobby Karathano- Kryetar i Asociacionit Qendror të Epirit të Veriut, Thoma Stefos ish-anëtare e Këshillit të Përgjithshëm DEEEM Omonia, Christos Ntoutsi – Ish Zyrtari i Qarkut Upper Dropoli, Andrea Kourtis, Drejtori Komuna Heliopolis.