Shpërthen Basha: 290 mijë shqiptarë sot hanë një vakt në ditë se nuk kanë mundësi

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë sot gjatë forumit ka “Studentët për qeverisjen e mirë”.

Ai foli edhe për projektin që do të zhvillohet tek Unaza e Re, duke e quajtur korruptiv dhe i njëanshmëm. Sipas Bashës shpronësimet janë të mbrojtura me ligj, dhe në këtë vendim të marrur nga qeveria shprehet se ligji shkelet nga vetë shteti dhe qeveria ne pushtet.

“Kanë bërë një projekt dhe duan të prishin 370 banesa. Projekti është me tender korruptiv dhe nuk ka pasur garë. 40 milionë euro për 2 km rrugë. I pyeti njeri banorët dhe inxhinierët? Askush nuk u konsultua. Ligji është shkelur nga të dyja këmbët nga vetë shteti dhe qeveria. Është shkelur ligji sepse shpronësimi i banorëve është i garantuar me ligj.
E treta është transparenca. Pse duhet të shkojnë ato para për të shkatërruar një rrugë dhe e rindërtuar kur mund të shkojnë për projekte edhe më të rëndësishme. Janë shkelur tre parimet bazë të mirëqeverisjes. Me 40 milionë euro është i gjithë buxheti për ndihmat sociale për familjet në nevojë. 290 mijë shqiptarë sot hanë një vakt në ditë se nuk kanë mundësi”, tha Basha.