Studentët e sfidojnë me akuza/ Taulant Muka sfidon Erion Veliajn

Taulant Muka u bashkohet sërisht protestës së studentëve ditën e sotme. Pavarsisht se ata e kanë akuzuar dhe e kanë përzën ai vazhdon të jetë në mbështetjë të tyre.

Ai ka sfiduar kryebashkiakun e Tiranës Eruion Veliaj që të nxjerrë diplomën e tij, nëse e ka një të tillë.

“Unë sfidoj publikisht Erion Veliajn të nxjerrë diploëmën. A keni diplomën zoti Veliaj?”, tha ai.

Po ashtu Muka ka sfiduar edhe kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla “Nxirreni dhe ju diplomën zoti Balla nëse nuk e keni plagjiaturë”, u shpreh Muka, duke shtuar se ai është i vendosur të vazhdojë denoncojë plagjiaturat dhe shkeljet në sistemin arsimor edhe nëse e hedhin në gjyq.

Në shënjestrën e tij ka qenë dhe Niko Peleshi. ministri i Bujqësisë. Sipas Mukës, Peleshi është diplomuar 13 vite pasi është regjistruar në universitet.

“Politika sulmon, por harron që unë i kam publikuar diplomat e mia, edhe pse nuk kam asnjë detyrim publik! Po Politika? Niko Peleshi, Ministri i Bujqësisë a ka diplomë? Shikoni CV-në e tij, a ju duket normale? Mbaron gjimnazin në 1989, fillon universitetin në po atë vit dhe sipas CV-së së tij diplomohet 13 vite më pas, pra kur i hyn politikës! A ke diplomë zoti Peleshi? Nëse e ke, pse nuk e bën publike? Kjo është Shqipëria jonë, drejtohet nga individë që mashtrojnë se kanë diploma!”,shkruan Taulant Muka, duke publikuar edhe një CV të ministrit të Bujqësisë.