Tronditet bota e showbizit/ Gjendet e pajetë në banesë aktorja e njohur, pak pas divorcit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e showbizit, pas lajmit se modelja dhe aktorja Annalisse Brrakensiek është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Sydney të Australisë.

Miqtë e saj filluan të shqetësoheshin për të dhe njoftuan policinë duke thënë se nuk po lidheshin dot me të, e pas kërkimeve efektivët gjetën trupin e saj të pajetën në Potts Point.

Një zëdhënëse e policisë ka sqaruar se po bëhet ekzaminimi i plotë për të përcaktuar arsyet e vdekjes se 46 vjecares.

Annalisse u bë e njohur për publikun që prej moshës 16-vjecare si modele, më pas mori pjesë në një reality shoë, ndërsa vitet e fundit ishte vullnetare në organizatat për parandalimin e vetëvrasjeve.

Ajo u martua me Danny Goldberg në vitin 2002 dhe u divorcua në vitin 2018. Ndarja mund të ketë rënduar gjendjen e saj psikologjike duke i shkaktuar vetëvrasje, por ende mbetet për tu zbuluar një gjë e tillë.