VIDEO/ Anglezja u çon ushqim, studentët të rrëqethin mishin me gjesti që bëjnë!

Një valë energjie pozitive u duk se u përhap në protestën e sotme, pas gjestit xhentil të një të huaje.

Një angleze, e cila jeton në Shqipëri, është afruar mes turmës para kryeministrisë, ndërsa ka kërkuar që t’ju dorëzonte qeskat me ushqime që mbante në duar.

Studentët e kanë marrë ne mesin e tyre, ndërsa i kanë afruar edhe megafonin për të folur dhe për të dhënë një mesazh.

“Unë nuk jam studentë dhe nuk jam nga Shqipëria por, ju mbështes fort ju të gjithëve, për disa arsye. Së pari, sepse si qytetare që po jetoj në ketë vend dhe që kam në plan të vazhdoj të jetoj, dua që të keni të njëjtat të drejta edukimi siç unë kam pasur fatin të kem. Së dyti, nëse do të kem fëmijë, ata do të edukohen këtu, dhe unë dua që ata të kenë akses të plotë edukimi. Unë ju mbështes ju dhe mendoj që mbështetja duhet të jetë edhe nga gjithë Komisioni Evropian. Ndaj vazhdoni dhe mos lejoni që politika t’ju ndalojë”, u shpreh ajo, ndërsa studentët njëzëri e kanë falënderuar