VIDEO-FOTO/ Gjendet në fund të detit anija e mallkuar, misteri i fundosjes 90 vite më parë

Një anije, e cila u mbyt me 16 jetë të humbura, është gjetur 90 vjet më vonë.

“Manasoo” u ndërtua në Glasgow në 1888, kaloi 39 vjet të jetës së saj si “Macassa” para se të ndryshonte pronësinë dhe emrin.

Megjithatë, sipas besimeve te marinarëve, nëse një anije ndryshon emër, do të mallkohet me një fatkeqësi të madhe. E çuditshme, por kjo ndodhi me të vërtetë me “Manasoo”, që brena një viti pasi ndryshoi emrin, u fundos.

Për dekada, vendi i zhdukjes së anijes ka mbetur një mister.

Por tani, është gjetur në ujërat e liqenit Huron, Kanada dhe disa prej ngarkesave të saj më të çmuara janë ende në bordin, shkruan Shkodranews.

Historiani detar Cris Kohl tha: “Ka një supersticion të lashtë mes marinarëve që nëse dikush ndryshon emrin e një anijeje, ai person dhe/ose ajo anije do të hasin fat të keq. Kur pronarët e rinj e zhvendosën anijen në Liqenin Huron nga Liqeni Ontario në fillim të vitit 1928, ata ndryshuan emrin në Manasoo. Me emrin e ri, anija zgjati më pak se një vit përpara se të fundosej duke sjellë humbje jetësh, në shtator të vitit 1928.  Manasoo dëshmoi se ishte një shembull klasik i fatit të keq që do të pllakosë mbi një anije pasi emri i saj të jetë ndryshuar”.

Së bashku me gjuetarët e anijeve të fundosura Ken Merryman dhe Jerry Eliason, Kohl gjeti rrënojat e anijes në një thellësi prej 200 metra pranë Griffith Island, Ontario.

Anija ishte duke lundruar kur në orën 2 të mëngjesit më 14 shtator 1928, hasi një stuhi të dhunshme.

Kapiteni John McKay u drejtua për në ishullin në të afërt, por Manasoo u mbyt para se të arrinte bregun.

Shkaku i fundosjes mbetet i pashpjeguar, por është sugjeruar që rëdesa e 116 kafshëve në bord, mund të ketë bërë që anija të lëkundej më lehtë nga stuhia, duke sjelle edhe mbytjen e saj, shkruan Shkodranews..

Asnjë mbetje njerëzore apo kafshësh nuk janë gjetur brenda rrënojave të anijes, megjithatë një makinë “Coupe Chevrolet” e vitit 1927, tani e mbuluar nga midhjet, është ende e parkuar në anije, shkruan Shkodranews.

Ajo i përkiste pronarit të bagëtive, Donald Wallace, i cili ishte i vetmi pasagjer që i mbijetoi fundosjes.

“Është shumë e rrallë të shohësh një makinë, një automobil, në një anije të përmbytur”, tha Kohl. /Shkodranews/

VIDEO—KLIKO KETU